Aktualitet

E kërcënonte për të përfituar para! Policia arreston 24-vjeçarin në Tiranë

E kërcënonte për të përfituar para! Policia arreston

Shtetasi me inicialet E.R. 24-vjeç është vënë në pranga ditën e sotme pasi në Policinë e rrethit Tiranë është depozituar një kallëzim kundër tij. Sipas paditëses me inicialet E.GJ, i riu e kishte kërcënuar disa herë për të marrë shuma parash prej saj.

Materialet e çështjes i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës për të kryer hetimet e mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi shtetasja E. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi E. R. i ka marrë një sasi lekësh.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Tiranapost.al