Aktualitet

Arrestohet Ilir Meta

Arrestohet Ilir Meta

Pas muajsh hetime ish-Presidenti Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK. Mediat raportojnë se kreu i PL-së u arrestua pranë Casa Italia-s në kryeqytet.
Në qershor të këtij viti Meta u thirr në Prokurorinë e Posaçme, për të dhënë shpjegime për hetimin pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe Monika Kryemadhit.

Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimi në SHBA. Nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti. Ndërkohë, ndaj Metës dhe familjes së tij ka edhe hetim pasuror.

Meta kishte njoftuar në konferencë në 13:40.

Ende nuk ka deklaratë zyrtare nga SPAK.