Aktualitet

“E di që përdorte alkool”, të afërmit e Klodian Çalamanit thirrje Kuvendit për miratimin e ligjit me varje

“E di që përdorte alkool”, të afërmit e Klodian

Tronditje të thellë ka shkaktuar në shoqësinë shqiptare vrasja makabre që kreu ditën e djeshme 38-vjeçari Klodian Çalamani, duke marrë jetën e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Përveç ‘kryqëzimit publik’ që iu bë anekënd vendit, ky vrasës gjakftohtë nuk ka gjetur as mbështëtjen e të afërmve, për më tepër kanë kërkuar në mënyrë indirekte dënimin e tij kapital.

I nxitur nga vepra e njeriut të tij të afërm, që kreu të paimagjinueshmen, xhaxhai i vrasësit ka kërkuar edhe “ligjin me varje”, sepse “ai nuk është për shoqëri më” dhe se “ka marrë rrugë të keqe”.

Këtë thirrje i afërmi i autorit, Vlashi Çalamani, ia ka drejtuar ditën e sotme Kryetares së tanishme të Kuvendit, Lindita Nikollës.

Nuk shkoja mirë me të, i flisja, por nuk më dëgjonte. Nuk kishte probleme të shëndetit mendor. I kisha thënë të punonte, të sillej mirë. Përdorte alkool, të dënohet me varje për atë që bëri, çfarë e do më atë, ai nuk është për shoqërinë, të vret.

Problemin nuk e kishte banorët, e kishte me veten e tij. Do shkoj te familja e viktimës, kam dhe vetë fëmijë e nip”, ka thënë para kamerave Vlashi Çalamani.

Tiranapost.al