Aktualitet

Dy mësueset që nisën sherrin në oborr tek shkolla Çajupi dhe që përfundoi me të plagosur e të shtëna në ajër

Dy mësueset që nisën sherrin në oborr tek shkolla

Ka nisur si një sherr mes dy mësueseve, Elida Qinami, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie, por mbeten të plagosur 4 personave.

Sherri filloi në oborrin e shkollës, ndërsa më pas për t’u sqaruar mësueset shkuan në lokal ku konfliktit iu bashkuan edhe familjarët e tyre.

Aty konflikti degradoi në përplasje me sende të forta duke përdorur edhe karriget. Mësohet nga mediat se njëri prej të afërmve ka qënë një efektiv i policisë, i identifikuar si Çim Qefalia dhe dyshohet se është personi që ka qëlluar në ajër me armë.

Policia ka shoqëruar 5 persona pas kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në një institucion që ka qëllim edukimin e brezit të ri. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përlasje të dhunshme.

Tiranapost.al