Aktualitet

Dy foto në celularin e tij nga gjermani Henze nervozojnë presidentin Meta: Mos më detyroni të hyj vërtet në garën e 25 prillit

Dy foto në celularin e tij nga gjermani Henze nervozojnë presidentin

Janë dy foto të vendosura në Gjirokastër, ku shfaqen Meta, Basha, Kryemadhi dhe Berisha me tabelën e të arrestuarit në duar dhe një klloun pas shpine.

Dy foto në celularin e tij nga gjermani Henze nervozojnë presidentin

Dy foto në celularin e tij nga gjermani Henze nervozojnë presidentin
Martin Henze

Meta thotë se këto foto ia ka dërguar keshilltari i CDU, Martin Henze në celular dhe pas këtij momenti presidenti i ka postuar me një status “kërcënues”:

Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!