Aktualitet

Dy edukatore keqtrajtojnë 3 të mitur në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë. Procedohen nga Policia

Dy edukatore keqtrajtojnë 3 të mitur në Shtëpinë e

Dy punonjëse të Shtëpisë së Fëmijëve në qytetin e Sarandës janë proceduar penalisht nga policia pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar 3 fëmijë që jetojnë në këtë institucion.

Denoncimi është bërë nga nëna e tre fëmijëve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijët e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion”, njofton Policia e Sarandës.