Aktualitet

Ministri Bledi Çuçi takohet me ambasadoren Kim: Ka nisur hetimi për mënyrën se si janë trajtuar protestuesit

Ministri Bledi Çuçi takohet me ambasadoren Kim: Ka nisur hetimi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim sot me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, për të cilin njoftoi kjo e fundit me një postim në Tëitter.

Ambasadorja shkruan se biseda mes tyre ishte lidhur me protestën që u mbajt për një javë rresht për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe rolin e tij në zgjedhjet e ardhshme. Lidhur me protestat, Kim iu referohet për hetimet që kanë nisur lidhur me trajtimin e protestuesve nga ana e policisë.

Postimi:

U takova me Bledi Çuçin dhe i urova sukses si ministër i Brendshëm. Më vjen mirë të mësoj që ai urdhëroi investigimin për mënyrën se si janë trajtuar protestuesit. E drejta për një protestë paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e ministrit të Brendshëm në zgjedhje. Ramë dakord që të forcojmë bashkëpunimin në sigurinë dhe zbatimin e ligjit.

Ministri Bledi Çuçi takohet me ambasadoren Kim: Ka nisur hetimi