Dosja e inceneratorëve, Damian Gjiknuri mbi 3 orë në SPAK
E Premte 1 Mars 2024, 12:19
TiranaPost
Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri është paraqitur sot paradite në SPAK.
Mediat raportojnë se Gjiknuri është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet për inceneratorët. Ai po merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Kujtojmë se në 22 shkurt 2022 në komisionin hetimor për inceneratorët Gjiknuri pranoi se njihte 2 pronarët e inceneratorëve Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, por se me këtë të fundit tha se është takuar disa herë për shkak të punës