Aktualitet

Dokumentari për jetën e aktorit të njohur Fatos Sela! Artisti që e nisi me Avni Rustemin dhe e mbylli me Ismail Qemalin

Dokumentari për jetën e aktorit të njohur Fatos Sela! Artisti

Në 2013 nga një sëmundje e rëndë u nda nga jeta aktori i Teatrit Kombëtar, Fatos Sela.

Në ditëlindjen e tij në 2 tetor bashkëshortja Natasha Sela priti miq e të afërm në karriget e teatrit, këtë herë me një dokumentar të shkruar nga Petrit Ruka.

Dokumentari për jetën e aktorit të njohur Fatos Sela! Artisti

Të gjitha rolet u rikthyen, mes punës dhe familjes së aktorit, i cili gjatë jetës së tij nuk kishte dhënë asnjë intervistë. Por foli përmes roleve dhe miqtë e shumtë kujtuan kohë me të.


Fatos Sela u lind dhe rrit në Tiranë në një familje me dashuri për artin.

Siç do thoshte Hervin Çuli, ai ishte një personazh i veçantë i Teatrit, një nga ata zëra të bukur që bëri historinë.