Doktoreshë Bino: Pse burrat vijnë para grave për të bërë vaksinën, komenti i Ramës dhe i të moshuarit nga Durrësi

Në Durrës vijon procesi i vaksinimit anti-Covid për të moshuarit mbi 80 vjeç dhe stafin mjekësor. Doktoreshë Silva Bino tregoi diçka që po vihet re në qendrat e vaksinimit. Ajo tha se burrat vijnë më përpara grave të vaksinuar. Kryeministri Rama i cili ishte i pranishëm me ministren e Shëndetësisë Manastirliu, tha se mesa duket burrat kanë më shumë frikë se gratë sëmundjen. Ndërsa një i moshuar i thotë Ramës se është trim, por Rama e dha një koment edhe për këtë.
Biseda si më poshtë:
Silva Bino: Burrat vijnë përpara grave, po e vë re këtë gjë.
Rama: Mesa duket kanë më shumë frikë se gratë.
Bino: Po mesa duket po! Më shumë burra vijnë.
Rama: Janë më frikacak prandaj. Kanë më shumë frikë burrat se gratë.
Bino: Prisja të gjeja më shumë gra.
I moshuari: Kam ardhur vullnetarisht.
Rama: Këtu kanë ardhur të gjithë vullnetarisht, keni ardhur para grave. Se ne burrat jemi më të trembur.
I moshuari: Unë jam trim.
Rama: Po por jo më shumë se gratë!
Ministrja Manastirliu tha se në Durrës kanë mbetur edhe disa mjekë, dhe pas përfundimit të të moshuarve, vijohet vaksinimi me ata plus 80- dhe do viojhet me fashën sipas ditëlindjes.
Pas mbërritjes së vaksinave AstraZeneca do fillojë vaksinimi i mësuesve në shkolla, njoftoi ministrja.
Brenda 15 marsit pritet të mbyllet procesi i vaksinimit të të gjithë mjekëve: Janë më shumë se 11 mijë që e kanë bërë vaksinën deri tani!
*Tiranapost.al.