Aktualitet

Do t`i marr borxh Andi Bejtes një shprehje: Lulzim Basha u muros në muret e kryeministrisë

Do t`i marr borxh Andi Bejtes një shprehje: Lulzim Basha u muros në

Gazetarja: Ju e nisët protestën për të marrë selinë, ne ndodhemi këtu, ndërkohë që Basha në selinë e PD-së, si përfundim keni fituar apo keni humbur?

Berisha: Selia e PD-së nuk është i PD-së, por është objekti i ministrisë së brendshme të narkoqeverisë. Nuk ka ndodhur kurrë në asnjë vedn të botës, që një seli partie opozitare të pushtohet në këtë mënyrë nga qeveria. Ajo harroje se është seli e partisë. Ajo është bunker personal i Lulzim Bashës. Natyrisht protestuesit paqësorë erdhën aty me qëllim për të çliruar ndërtesën e tyre, jo për t`u përballur me gjithë forcën e narkoqeverisë. Ata besonin se qeveria s`mund të hynte kurrë në ndërtesën e një partie. Aty nuk ndodhi asgjë kërcënuese dhe fakti që nuk ka asnjë të gërvishtuar as në seli, as në forcat e policisë, dëshmon që protesta ishte paqësore. U fitua shumë në këtë drejtim. Do t`i marrë borxh Andi Bejtes një shprehje: Lulzim Basha u muros në muret e kryeministrisë.