Do të ndëshkoheni me gjobë nëse hidhni mbeturinat nga makinat në lëvizje

E Shtunë 26 Gusht 2023, 13:00
TiranaPost
Policia Rrugore në Tiranë do të ndëshkojë të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që hedhin sende nga automjetet në lëvizje.
Gjoba do të jetë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, të Kodit Rrugor.
Kujtojmë se disa ditë më parë Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet e tija sociale shkruante se, do të krijohet një paketë ndëshkimesh drastike ligjore për personat që hedhin mbeturina në rrugë.