Aktualitet

Drejtori i viteve të suksesit të Top Channel, Kel Joti merr drejtimin e RTSH

Drejtori i viteve të suksesit të Top Channel, Kel Joti merr drejtimin

Enkelejd Joti është zgjedhur drejtori i ri i RTSH-së, me 7 vota pro. Pas drejtimit të QSUT për 4 vjet, Joti do të rikthehet sërish në botën e medias. Ai njihet nga bashkëpunëtorët si një profil racional, detajist, dhe një menaxher i shkëlqyer.

Kel Joti, një nga menaxherët e suksesshëm, njeriu që mbajti Top channel në ditët e suksesit deri para 5 vjetësh.

Drejtori i viteve të suksesit të Top Channel, Kel Joti merr drejtimin

Ai ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen. Joti ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës, dhe vjen me më shumë se një dekadë eksperiencë menaxheriale në një prej kompanive më të fuqishme mediatike.

Kandidatët në garë për ishin, Iris Luarasi, Laureta Roshin dhe Moza Haxhiaj.

Tiranapost.al