Aktualitet

Djali i të moshuarës së dhunuar: Do ta marr nënën në Belgjikë. Nuk e braktis më!

Djali i të moshuarës së dhunuar: Do ta marr nënën

Djali i të moshuarës që u dhunua në azilin e Pejës ka vendosur që pas ngjarjes së rëndë ta marrë nënën në shtëpinë e tij.

Ai ka rrëfyer për TCH se jeton në Belgjikë dhe se tashmë nuk do ta braktisë më nënën e tij.

“E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë. Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore. E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveçse e imja dhe e motrës time”, tha djali i saj.