Aktualitet

Ditmir Bushati: Jam i vendosur për të mos ushqyer asnjë bisedë telenovele. Publikut i duhet tjetër gjë

Ditmir Bushati: Jam i vendosur për të mos ushqyer asnjë

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Ditmir Bushati u pyet e ngacmua disa herë si për raportin me Ramën tani, për qëndrimin jashtë listave, por ish-ministri socialist refuzon përgjigje të tilla, duke theksuar:

Duke folur për qëndrimin në PS ai thotë: "Nuk ka diskutim që vota në Asamblenë Kombëtare ishte një lloj mbështetje për aktivitetin dhe kontributin tim, sepse PS tek e fundit ka investuar tek unë, siç unë jam përpjekur të jap kontributin tim dhe do vazhdoj të jap. E kam thënë dhe po e rikonfirmoj. Sa i përket kandidimit, e kam thënë që ka qenë një vendim i padrejtë në gjykimin tim, por kjo prapë nuk më bën të heq dorë nga angazhimi im me PS, për PS. Kam qenë që në 2013-ën në kryesi, dhe vazhdoj të jem, për sa kohë të kem besimin e shokëve dhe shoqeve me të cilët bëj beteja dhe kanë besim, do vazhdoj të jem.

Jam i vendosur për të mos ushqyer asnjë bisedë telenovele dhe ushqim thashethemi për kafene. Publiku është i vendosur të dijë aktivitetin që unë zhvilloj".

Bushati qëndroi në PS si anëtar i kryesisë, edhe pse i vetmi nga shokët pa “thelat” e pushtetit. Sidoqoftë ai duket i qetë duke e parë qëndrimi në PS si vullnet të votës.

Ai komentoi edhe zhvillimet në PD apo rastin e Berishës “non grata”.

Për këtë lexo lajmin rreth ketyre çështjeve në linkun: