Aktualitet

Dita e Pavarësisë/ Qytetarët nga Kosova vijnë për të festuar

Dita e Pavarësisë/ Qytetarët nga Kosova vijnë për

Shqiptarët e Kosovës janë drejtuar për në Shqipëri që në orët e para të mëngjesit, për të qenë pjesë e festave të ditës së pavarsisë.

Ata kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas mbledhjes së dy qeverive ku shpallën në Elbasan, lehtësimin e kalimit kufitar për festat e nëntorit. Qytetarët shprehen se ka zgjatur shumë pak deri në tre minuta procedura në kufi dhe se nuk ka nevojë që të ketë kufij mes dy shteteve.

Dita e Pavarësisë/ Qytetarët nga Kosova vijnë për

Dita e Pavarësisë/ Qytetarët nga Kosova vijnë për

Policia kufitare e Morinit ka marrë masa për të mos krijuar radhë të panevojshme në kufi duke lehtësuar kalimin e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Sa i takon masave anti-covid ato mbeten në fuqi, ku qytetarët duhet të paraqesin ose pasaportën e vaksinimit, testin negativ që të jetë kryer në 72 orët e fundit, ose dëshmi që e kanë kaluar Covid në 6 muajt e fundit.

Tiranapost.al