Aktualitet

Dita e dytë pa asnjë të shtruar në Infektiv, mjeku Kalo: Dalja nga pandemia po afrohet shpejt

Dita e dytë pa asnjë të shtruar në Infektiv, mjeku Kalo:

Mjeku infeksionist Tritan Kalo njofton këtë mëngjes se kanë kaluar 48 orët e para pa asnjë rast të ri, të shtruar me Covid-19 në Spitalin Infektiv.

Vaksinimi, ngrohja e kohës dhe qëndrimi në ambiente të jashtme si dhe respektimi i masave kanë dhënë rezultatet. Mjeku shton se ende nuk është koha për të brohoritur fitoren, por fundi i pandemisë duket afër.

Dita e dytë pa asnjë të shtruar në Infektiv, mjeku Kalo:

“Kohë kovidiane…. 10.05.2021…. Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT….Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të Pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit, vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët…. NËSE për arsye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, SHOQËRISHT dhe PROFESIONALISHT JU LUTEM të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të Mantelbardhit….Miq, kolegë e bashkëkombas, NUK është ende momenti për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur FITORE!!!… Kemi ende udhë për të bërë në tynelin e Pandemisë, POR dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra…. Ju duam, ju respektojmë dhe për asnjë dekikë nuku do ju mungojë Puna, Përkushtimi, Përkujdesja e Profesionalizmi ynë në betejën tuaj për t’u përballur me armikun e padukshëm….Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19….Javë sa më të mbarë….Together forever!!!” shkruan mjeku Kalo.