Aktualitet

Disa këshilla nga eksperti nëse ke ndërmend të blesh një shtëpi në plazh

Disa këshilla nga eksperti nëse ke ndërmend të blesh

Është mirë të blesh një pronë në plazh? Eksperti për pronat e patundshme, Armand Shkëmbi ka folur për këtë dilemë të njerëzve. Ai thotë se idealja është blerja e një prone ndaj të cilës mund të nxjerrësh edhe përfitime, si për shembull duke e lënë me qira.

Në një intervistë për ABC ai thotë:

“Një opsion është qiraja. Unë personalisht nuk dua të lidhem dhe prandaj marr me qira. Por zgjidhja ideale është të marrësh diçka, e zëmë se blen në Gjirin e Lalëzit, por mendo, bëj një kalendar, kur do të shkosh me pushime dhe kur do ta japësh me qira. Bëj një investim të mirë, ky është kombinimi perfekt”.

Edhe zona ku duhet të investoni duhet të zgjidhet me kujdes. Ai thotë se shtëpinë në plazh mund ta blini më afër zonës ku jetoni. Pra nëse jetoni në Tiranë, do të ishte mirë që të blini një shtëpi në Durrës apo Shëngjin, për disa arsye:

“Nëse do të blesh një shtëpi në plazh, unë sugjeroj ta blini sa më afër dhe jo larg. Deri në Durrës apo Shëngjin është ok, po shkoi më shumë se tre orë, nuk ke për të vajtur, do të ndihesh i lodhur ose do të bësh formulën, shkon njëherë në muaj dhe tre herë e jep me qira. Sugjeroj që të blihet në kompleks dhe jo e veçuar. Pavarësisht se dhe shtëpitë private kanë vlerën e tyre, sugjeroj në kompleks se ke sigurinë fizike, ka shërbime dhe është shumë më ndryshe.“

Disa këshilla nga eksperti nëse ke ndërmend të blesh

*Tiranapost.al.