Aktualitet

Di Maio për eksodin e shqiptarëve të vitit 1990: Ato imazhe do të mbeten gjithmonë në memorien e italianëve

Di Maio për eksodin e shqiptarëve të vitit 1990: Ato imazhe do

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio në eventin përkujtimor të 30 vjetorit të largimit masiv emigrator të shqiptarëve drejt Italisë është shprehur se imazhet e mijëra shqiptarëve që hipnin mbi anije për një të ardhme më të mirë do të mbetet në memorien kolektive të italianëve përgjithmonë.

“Fillimi i viteve 1990 ishte një periudhë ndryshimesh dramatike për Shqipërinë. Shembja e asaj që kishte mbetur nga regjimi komunist dhe ekonomia e dobët i shtyu mijëra shqiptarë, veçanërisht të rinjtë dhe më të arsimuarit, të largoheshin, të emigronin dhe të fitonin lirinë që iu ishte mohuar për shumë kohë. Imazhet e atyre ditëve, turmat e grumbulluara në anije, do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve. Shqiptarët, pasi u përballën me një lundrim sa të shkurtër, aq edhe të pabesë, mbërritën në Itali të rraskapitur.”- ka thënë Di Maio në eventin në të cilin ishte prezent dhe kryeministri Rama.

Tiranapost.al