Aktualitet

Dështon takimi i Ballukut me punonjësit e AlbControl: Çfarë po ndodh në Rinas

Dështon takimi i Ballukut me punonjësit e AlbControl:

Nga dita e djeshme punonjësit kontrollorë të AlbControl janë futur në protestë, duke parashtruar disa kërkesa:

– Rikthim i kolegëve në punë për të cilët pretendohet se janë hequr padrejtësisht;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62% për 65 kontrollorët.

Për shkak të protestës sot që zgjati nga ora 09:23 deri në orën 09:55 të mëngjesit u prekën dy fluturime. Një avion që duhej të ulej rreth kësaj fashe orare, është kthyer sërish në destinacionin nisës në Athinë. Gjithashtu u prek fluturimi me Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë. Avioni mbërrin me 40 minuta vonesë.

Kjo është hera e parë nga kontrollorët e ‘AlbControl’, që dalin në protestë. Ata kanë firmosur edhe një deklaratë ku thuhet se nuk janë të aftë të punojnë nëse nuk plotësohen kushtet e tyre, gjthashtu përmendin stresin e vazhdueshëm që kanë përjetuar, ndikuar edhe nga pandemia e koronavirusit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shkoi në Rinas për t'u takuar me kontrollorët e AlbControl dhe zgjidhjen përmes një marrëveshjeje, por bisedimet sipas mediave televizive kanë dështuar.

Disa nga 65 kontrollorët në total, pasi u takuan me Ballukun deklaruan se nuk kanë arritur asnjë marrëveshje dhe se pezullimi i punës do të vijojë deri sa të plotësohen kushtet e tyre.

Ndërkaq, Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) ka publikuar një deklaratë në lidhje me situatën që gjendet sot menaxhimi i trafikut ajror në Shqipëri, pasi ata vendosën të protestojnë.

Dështon takimi i Ballukut me punonjësit e AlbControl:

*Tiranapost.al.

Dokumenta bashkëngjitur