Dështon mbledhja e Komisionit të Përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur! Pala serbe nuk u paraqit

Ka dështuar takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në Kosovë e Serbi gjatë luftës, që do të zhvillohej në Bruksel.
Lajmin e ka konfirmuan edhe i dërguari i Posaçëm i BE për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.
Lajçak në postimin e tij shkruan se takimi dështoi për shkak se pala serbe njoftoi mos-pjesëmarrjen në takim, duke gjetur si shkak zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.
“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel deputetësh. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në takimin e përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.
Kosova vijon të kërkojë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Personave të Zhdukur, duke shpresuar në bashkëpunimin e plotë të të gjitha palëve të përfshira.