Aktualitet

Dërgohen 30 mjekë shqiptarë në Itali: Ndihmojnë kolegët në Bergamo, sa do paguhen

Dërgohen 30 mjekë shqiptarë në Itali: Ndihmojnë

30 mjekë dhe infermierë shqiptarë dërgohen në Itali për të ndihmuar me situatën e koronaviruit. Për këtë është bërë një marrëveshje mes kryeminsitrit Rama dhe ministrit të jashtëm Italian Di Maio.

Mësohet se mjekët dhe infermierët do të shërbëjnë për një 1 muaj në Bergamo, aty ku situata me të infektuar dhe viktima është dramatike.

Vendimi është miratuar nga qeveria shqiptare ditën e djeshme, 27 mars.

Mjekët do të paguhen me një shumë prej 3 mijë eurosh, ndërsa infermierët me një shumë prej 2500 eurosh, që do mbulohen nga shteti shqiptar.

Në Itali, janë 86,498 të infektuar, 9,134 viktima, 10,950 të shëruar, 3,732 në gjendje kritike.