Aktualitet

Deputetët do të përjashtohen  me 60 ditë nëse përdorin mjete tymyese në Kuvend

Deputetët do të përjashtohen  me 60 ditë nëse

Kuvendi votoi futjen e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Drafti i prezantuar ashpërson masat ndëshkimore ndaj të gjithë deputetëve që shkaktojnë rrëmujë, kaos dhe tensione në Parlament.

Ashpërsimi i dënimit shkon deri në 60 ditë përjashtim, dhe merret kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit

“Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 60 ditë jepet në rastet:

1. a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit brenda mjediseve të Kuvendit;

2. b) kur deputeti kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

3. c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar”

Sipas propozimit, pëjashtimi mund të shkojë në 30 ditë kur kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë.

“Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë jepet në rastet:

1. a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

2. b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.

3. c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar”