Dëborë në disa zonat të vendit, ARRSH: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore në Zonat Veriore

E Hënë 28 Shkurt 2022, 09:17
TiranaPost
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes në lëvizje pasi reshje të dëborës kanë përfshirë disa zona të vendit.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshje bore ka pasur vetëm në Rajonin Verior, me intensitet të dobët dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin dhe për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset me prezencë bore
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.