Aktualitet

Debati për “Shallin e Pionierit”: Simbolika dhe pse po shihet si një indoktrinim komunist?

Debati për “Shallin e Pionierit”: Simbolika dhe pse po shihet

Një ngjarje në 14 maj në Cerrik ka ngjallur një debat publik në lidhje me përdorimin shallit të pionerit në vitin 2022. Bëhet fjalë për një ceremoni ku u përkujtua themelimi i batalionit të Dumresë dhe merrnin pjesë veteranë të luftës, zyrtarë dhe nxënës të shkollave. Por ajo që tërhoqi vëmendjen dhe ka ngjallur shumë reagime në rrjet ishte shalli i kuq i pionerit që nxënësit kishin vendosur në supe, pasi nga disa u cilësua si një remishencë e së kaluarës e cila nuk ka më vend në të tashmen. Ndërsa ka të tjerë që thjesht e shohin si një simbolikë që përkufizon gjakun e të rënëve në luftë.

Pedagogia, Jonila Godole në një intervistë për A2CNN ka treguar që fëmijët dhe shumica e moshave të reja nuk e njohin kuptimin e vërtetë të shallit të pionerit që po përdoret në ceremonitë përkujtuese.

“Justifikimi që u dha është se shalli i kuq simbolizon gjakun e dëshmorëve dhe ne jemi duke bërë një ceremoni për ata që ranë në luftë, për batalionin që u angazhua në çlirimin e vendit. Por cfarë është në të vërtetë shalli i kuq i pionerit? Shalli i kuq i pionerit ishte pjesë e flamurit me tre cepat e tij. Tre cepat simbolizonin 3 brezat: komunistët, anëtarët e bashkimit të rinisë dhe e treta pionerët nën udhëheqjen e partisë dhe të Enver Hoxhës. Shalli i jepej pionerit vetën kur ai pranohej si anëtar i çetës së pionerëve. Përdoret një simbolikë e fortë e regjimit komunist që ishte indoktrimi i paganëve dhe tërheqja e brezit të ri. Mos të harrojmë që bëheshe pionere nga mosha 10 deri 15-vjeç që futeshe në brazë, në mënyrë që të ecje do bëheshe anëtar i rinisë më vonë. Jemi në 2022, ç’lidhje ka kjo simbolikë të përdoret sot. Cepat e shallit kishin një simbolikë të caktuar atëherë, si mund t’i përdorësh fëmijët në vitin 2022 dhe nuk reagon askush.

Pas intervistës së Godoles një reagim ka ardhur edhe nga deputeti socialist Erion Braçe, ku në një postim në rrjete sociale shkruan: Kur budallëku është biznes me para shumë. Mos ju duket budallëk që merren me shallin; bëjnë projekte me lekë kundër shallit.