Aktualitet

Dallgë deri në 2.5 metra të larta/ Moti i keq pengon ankorimin e tragetit nga Brindisi i Italisë

Dallgë deri në 2.5 metra të larta/ Moti i keq pengon ankorimin e

Moti i keq, me reshje shiu e erë të fortë, e ka bërë të pamundur ankorimin e tragetit me pasagjerë që mbërriti nga Brindisi i Italisë në portin e Vlorës. Autoriteti Portual Vlorë bën me dije aktualisht trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë po qëndron në radë dhe do të ankorohet sapo të përmirësohen kushtet atmosferike për të zbritur më pas pasagjerët.

Ndërkohë sot është pezullua edhe lundrimi për anijet e peshkimit në Vlorë dhe mjetet e vogla, teksa dallgët në det shkojnë në lartësi nga 1.50 deri në 2.50 metra.

Sipas meteorologëve, mesdita e sotme pritet të sjellë një përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit që do të vijojnë deri mëngjesin e së shtunës.

Tiranapost.al