Aktualitet

Dalin përgjimet se si sekretarja i caktonte takimet për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha: Nesër i shkon n’dorë

Dalin përgjimet se si sekretarja i caktonte takimet për gjyqtaren e

Një pjesë e përgjimeve nga dosja e Spak është publikuar nga mediat televizive, ku zbulohet se sekretarja e gjykatës së Kryjës, Manuela Mallkuçi e cila është mes 10 të arrestuarve, ndikonte që çështjet e personave të dënuar për krime të ndryshme të cilët kërkonin lirinë të kalojnë në duart e gjyqtares Enkeleida Hoxha.

Në përgjimin e zbardhur është biseda mes sekretares dhe vëllait të një të dënuari me emrin Gentjan Nezaj, të cilit pasi i tregon se ka dërguar të ëmën në spital, e siguron se një ditë më pas do i shkojë në dorë kërkesa gjyqtares.

Ndërsa nga avokati Aldo Tabaku kishin marrë garancinë se kërkesa do pranohej falë marrëdhënies së mirë që ai kishte me gjyqtaren. Me qëllim që çështja t’i kalonte gjyqtares Hoxha, Gazmir Nezaj kontakton krye sekretaren e gjykatës, Manuela Mallkuçi.

Sipas Prokurorisë:

Në datë 01.07.2020 ora 11:14, shtetasi Gazmir Nezaj, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****872, shtetasen Manuela Mallkuçi dhe nga përgjimi është përftuar kjo bisedë.

+141:…Hiç, je n’pun apo n’shpi?

+872: Jo, jo, jam pak ke spitali, për mamin.

+141: Eeee?

+872: Ke spitali jam.

+141: E po pse?

+872: Kam sjell mamin, kam sjell pak mamin.

+141: E po si e ke?

+872: Po kshu më mirë e kam më mir, t’shofim tashi se do ta fus për koronarën.

+141: Ee.

+872: T’shofim çar do m’dali.

+141: E, hajde se për gjithçka po t’mar prap n’telefon.

+872: Faleminderit po dgjo tani dgjo, meqë më more.

+141: Hë, hë.

+872: Ajo nesër i shkon asaj n’dor, ajo kërkesa…”

Kjo bisedë zhvillohet ditën kur është regjistruar edhe kërkesa e Gentian Nezajt në sekretari.

Në datë 02.07.2020, ora 08:49, përdoruesi i numrit telefonik celular 06*****04, që i përket shtetasit Aldo Tabaku, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****104 që i përket shtetases Rukije Dervishi (sekretarja e gjyqtares Enkeleida Hoxha) me mesazh: sms text: “Në orën 9 ke danaj rryc”

+141: Si, si?

+872: Kërkesë Gentjanit?

+141: Po.

+872: Nesër i shkon gjyqtares n’dor, e kam rregjistru…

+141: E ke rregjistru? I shkon nesër gjyqtares?

+872: Po, po po..

+141: I bi ktij? T’njëjtit?

+872: Po…, po po..

+141: Okej, okej…

+872: Prandaj pa merak…

*Tiranapost.al.