Aktualitet

Dalin pamjet nga arrestimi i infermieres së Infektivit që akuzohet se i vodhi para pacientit të intubuar

Dalin pamjet nga arrestimi i infermieres së Infektivit që akuzohet se

‘Stop’ ka publikuar pamjet nga arrestimi i infermieres 30 vjeçare Ronida Hysa. Ajo u denoncua nga djali i një pacienti të shtruar me koronavirus në spitalin Infektiv, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë pasi qëndroi në intubim. Sipas djalit, babait të tij i vodhën paratë në spital, si dhe kartën e bankës ku akuzohet infermierja se ka shkuar për ti tërhequr. Urdhri për ndalimin e saj pas identifikimit u lëshua nga prokuroria e Tiranës.

Dalin pamjet nga arrestimi i infermieres së Infektivit që akuzohet se

Rasti u bë publik në emisionin investigativ një javë më parë. Urdhri i Infermierit vendosi bllokimin e lejes së ushtrimit të profesionit të Ronida Hysës deri në vendimin e Gjykatës.

Sipas ‘Stop’ infermierja ka qenë përfaqësuese në grupin e dytë ku Shqipëria dërgoi në Itali infermierë për ndihmë për shkak të pandemisë.

Dalin pamjet nga arrestimi i infermieres së Infektivit që akuzohet se

*Tiranapost.al.