Aktualitet

‘Daja’ i grabitjes në Rinas ndërron jetë në burg, çfarë pretendon avokati i tij

‘Daja’ i grabitjes në Rinas ndërron jetë në

Ka ndëruar jetë sot në spital Ragip Hajdini, 50 vjeçari i njohur me pseudonimin Daja, i cili u arrestua për grabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas.

‘Daja’ i grabitjes në Rinas ndërron jetë në

Avokati i tij, Baftjar Rusi paralajmëron se do të bëjë kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgun 302. Ai thotë se nuk janë kujdesur për shëndetin e tij dhe se është trajtuar në mënyrë ç’njerëzore.

"Do përgatisim një kallëzim ndaj burgut 302 dhe drejtorisë së burgjeve. Të afërmit janë të revoltuar, pasi deri në momentin që burgu 302 është ngritur në revoltë, atij nuk i është dhënë ndihma. Për 2 muaj është trajtuar në mënyrën më çnjerëzore dhe më të paimagjinueshme,".

Avokati thotë se po pritet ekspertiza për të zbuluar shkakun e vdekjes.

50 vjeçari u akuzua se ishte një nga ideatorët e grabitjes. Por ai në asnjë rast nuk ka pranuar se ka lidhje, madje ka thënë se nuk është ‘Daja’ që kërkon policia.