Aktualitet

Covid një flamë, por do ia hedh! Miku i Kujtim Prodanit publikon mesazhet e fundit me kantautorin për Vit të Ri

Covid një flamë, por do ia hedh! Miku i Kujtim Prodanit

Kujtim Prodani u largua nga jeta sot në moshën 57 vjeçare pas betejës me koronavirusin në spitalin Shefqet Ndroqi ku ishte shtruar prej disa ditësh. Reagimet për ndarjen e tij nga jeta kanë qenë të shumta, nga miq, kolegë dhe politikanë. 

Ndërsa akademiku Vasil Sofokli Tole ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me kantautorin natën e Vitit të Ri, ku si gjithmonë Kujtim Prodani shprehet optimist se do ja hedhë Covid-it, edhe pse fatkeqësisht 6 ditë më vonë pas mesazheve ai ndërroi jetë.

Covid një flamë, por do ia hedh! Miku i Kujtim Prodanit

Vasil Sofokli Tole:

Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take.
Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur.
Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor! Iku në ditën e bardhë të Ujit të Bekuar!
Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilit po e vendos më poshtë!
Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim.
Lamtumirë artist!

Covid një flamë, por do ia hedh! Miku i Kujtim Prodanit

*Tiranapost.al.