Aktualitet

Covid-i shuan një familje në Rubik

Covid-i shuan një familje në Rubik

Covidi i ka marrë jetën një familjeje të tërë në Rubik. Tre anëtarët e familjes Cara ishin prekur nga koronavirusi prej disa ditësh.

Si pasojë humbën jetën prindërit Hamit dhe Dushe Cara, si dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara, 49 vjeç.

Fillimisht ka humbur jetën kryefamiljari Hamit Cara, 75 vjeç një ditë më pas djali Arbeni dhe në fund gruaja e shtëpisë, Dushe Cara, 73 vjeçe.