Aktualitet

COVID i merr jetën ish-zv. ministrit Ahmet Ceni

COVID i merr jetën ish-zv. ministrit Ahmet Ceni

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare nga Covid ish-zv Ministri Ahmet Ceni. Ai ka qënë për dy mandate në postin e zv. Ministrit të Transportit dhe më pas i Punës dhe i Çështjeve Sociale. Gjithashtu ka qënë profesor në fakultetin e Ekonomisë, dhe aktualisht ishte Rektor i Universitetit Metropolitan Tirana.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të tij, e ka bërë me dije profesori Fatmir Memaj.

“U prehsh në paqe miku im, profesori i vlerave, njeriu i mirë Prof. Ahmet Ceni Fjalët janë të tepërta. Jetojmë në një botë mizore…” shkruan Memaj në postim e tij.

Tiranapost.al