Aktualitet

COVID-19/Niveli i shërimeve dhe i infektimeve pothuajse i njëjtë, por vdekjet mbeten në shifra shqetësuese

COVID-19/Niveli i shërimeve dhe i infektimeve pothuajse i njëjtë,

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për situatën e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë. Numri i infektimeve të reja është më i moderuar se javët e kaluara, teksa 780 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që 757 qytetarë janë shëruar ditën e sotme. Megjithatë niveli i vdekjeve mbetet konstant me 21 viktima në 24 orët e fundit.

Kryeson për nga numri i infektimeve të reja Qarku Tiranë me 274 rast, i ndjekur nga Durrësi me 49 dhe Elbasani me 44.

Njoftimi i Ministisë të Shëndetësisë:

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (5 Mars 2021)

Raste të reja ditore 780

Të shëruar në 24 orë 757

Të shtruar në spitale 638

Humbje jete në 24 orë 21

Testime ditore 3171

Testime totale 482,456

Raste pozitive 111,301

Raste të shëruara 73,610

Raste Aktive 35,794

Humbje jete 1,897

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23361

Fier 2602

Vlorë 1804

Durrës 1623

Shkodër 1360

Gjirokastër 1164

Korçë 897

Elbasan 847

Lezhë 775

Berat 679

Dibër 355

Kukës 327

Tiranapost.al