Aktualitet

Celibashi për votimin e shumëfishtë: Nuk kemi për qëllim të çojmë njerëz në burg, por duhet hetuar

Celibashi për votimin e shumëfishtë: Nuk kemi për

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me rinumërimin që po bëhet për të identifikuar parregullsitë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Shkeljet dhe diferencat janë ato që lidhen me kandidatët jo me partitë, nga një deri në 40, 50, apo 60 fletë votimi të gjetura për më shumë apo më pak për kandidatë të caktuar.

Do t`i takojë Prokurorisë për të konkluduar që janë të katër anëtarët e numërimit përgjegjës apo vetëm njëri, pavarësisht nëse rezultati është në favor të një kandidati.

20 raste që është identifikuar votim i shumëfishtë, në dy qendra votimi. Shkak neglizhence apo i qëllimtë e përcakton sërish Prokuroria.

Nuk kemi për qëllim të çojmë njerëz në burg, por do të bëhen hetime në lidhje me këto raste.

Sanksionet administrative janë të karakterit monetar, por edhe disiplinor", tha Celibashi.