Aktualitet

Celibashi: Fleta e votimit do jetë më e thjeshtë se në zgjedhjet e 2019-s

Celibashi: Fleta e votimit do jetë më e thjeshtë se në

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një intervistë për Euronews u shpreh se fleta e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit, do të jetë më e thjeshtë se zgjedhjet e vitit 2019, ku sipas tij njerëzit patën paqartëësi për mënyrën se di duhej votuar.

“Fleta e votimit këtë herë do të jetë më e thjeshtë se në zgjedhjet e fundit vendore. Duhet ta pranojmë që për shkak të debatit që u bë për fletën e votimit, ne si KQZ e nisëm pak vonë fushatën për mënyrën si votohej”, tha Celibashi.