Aktualitet

Celibashi apel për partitë politike: Kandidoni persona me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore

Celibashi apel për partitë politike: Kandidoni persona me integritet

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka përsëritur thirrjen e ambasadores amerikane në Tiranë, Yurik Kim drejtuar partive politike për të kandiduar njerëz me integritet dhe që plotësojnë kushtet ligjore. Celibashi i ka kujtuar krerëve të partive se data 8 Mars është e fundit për regjistrimin e listave të kandidatëve për deputet të të gjitha qarqeve.

Postimi i plotë i Celibashit:

Lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret e plota ligjore.

Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve. #8mars

Tiranapost.al