Aktualitet

Burg për sanitaren e Shefqet Ndroqit, avokatja: Ka qenë më Covid, jo në gjendje të mirë psikologjike

Burg për sanitaren e Shefqet Ndroqit, avokatja: Ka qenë më Covid,

Avokatja e sanitares Tire Alldervishit, 58 vjeçares e cila akuzohet për mashtrim pas skandalit në spitalin Shefqet Ndroqi ka kërkuar një masë më të lehtë sigurimi me afat 1-mujor, por gjykata vendosi masën e Arrestit me Burg. Në seancën e gjyqit të zhvilluar sot ku sanitarja u njoh me akuzat dhe masën e sigurisë, avokata ka thënë se 58 vjeçarja nuk është në gjendje të mirë psikologjike dhe ka qenë edhe e prekur me Covid. Ndërsa ka paralajmëruar për prova që japin një tjetër tablo të ngjarjes, duke shtuar se përgjimi është i jashtëligjshëm.

Avokatja:

‘Ngjarja është e rende për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë. E mbrojtura prej nesh është në gjendje jo të mirë psikologjike. Ka qenë e prekur me COVID dhe gjendja shëndetësore nuk është e mirë. Kërkojmë një masë më të lehtë me afat 1-mujor. Do të sjellim prova që japin një tjetër tablo”.

Ndërsa vetë sanitarja qëndroi kokulur në seancë duke mos dhënë shpjegime. Tire Alldervishi, 58 vjeçe akuzohet se ka mashtruar duke u hequr si infermiere e spitalit Shefqet Ndroqi tek vajza e një pacienteje të shtruar me Covid në spital. Ajo qëndroi rreth 25 ditë në spital, dhe pasi ndërroi jetë, vajza e saj bëri denoncimin në emisionin Stop në Klan. Vajza e paicentes së ndjerë ka ruajtur bisedat ku sanitarja i ka kërkuar para që ti qëndrojë pranë nënës së 30 vjeçares, e ndërsa në biseda lexohet që u ka shpërndarë para edhe të tjerëve në spital, por kjo mbetet e paqartë dhe e pavërtetuar. Sipas vajzës, shuma e dhënë është 8 milionë lekë.

Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë menjëherë pas publikimit të skandalit njoftoi shkarkimin e saj nga detyra. Edhe nga spitali Shefqet Ndroqi pati një reagim ku theksohej distancimi nga këto akte, që nuk mund të njollosë punën e mjekëve.

*Tiranapost.al.