Aktualitet

Bullgaria i përgjigjet kryeministrit Rama: Rregullo gjuhën! Politikanët ikin, kombet qëndrojnë!

Bullgaria i përgjigjet kryeministrit Rama: Rregullo gjuhën!

Bullgaria i është përgjigjur zyrtarisht kryeministrit Rama në një status të gjatë, pas deklaratave të djeshme të Ramës nga Brukseli.

Teksa u pyet në lidhje me situatën nga një gazetare nga Bullgaria, Rama iu drejtua: Ju jeni një turp. Ndërkaq disa herë e cilësoi si pengmarrje të MV dhe Shqipërisë, veton e vënë nga Bullgaria.

Sot, Ministria e Jashtme e Bullgarisë shkruan:

Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të BE-së që mbështesin identitetin evropian të popullit shqiptar. U ngritëm për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE atëherë kur ishte shumë më e vështirë se sot. Gjatë viteve, nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. I qëndrojmë të njëjtit mendim edhe sot, pavarësisht gjithçkaje, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Si përgjigje, jo për herë të parë, kemi dëgjuar deklarata të rënda, fyese nga një kryetar qeverie. Madje arritja në një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohet më nga karakteristikat e karakterit dhe mungesa e aftësive komunikuese evropiane. Presim që kryeministri shqiptar të rishikojë mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani nga një vend kandidat për anëtarësim në BE.

Në këtë nivel, më shumë se çdo gjë tjetër, ne insistojmë të ruajmë një ton të mirë komunikimi. Në këtë nivel, gjithmonë është dëshmuar nga ana jonë i gjithë respekti që kërkon pozita përgjegjëse dhe niveli i marrëdhënieve ndërshtetërore. Kemi një të ardhme të përbashkët përpara me Shqipërinë. Politikanët po ikin. Kombet po qëndrojnë. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët që nuk duhet të pengohet nga gjykimi i keq i një politikani. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes vendeve të mbahen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar.

Në një status është kundërpërgjigjur edhe Rama që shkruan:

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Easy Friends: Hiqni VETO-n ose më duroni mua! Dhe meqë ra fjala, më lejoni t'ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër me @BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin sinqerisht me njëri-tjetrin.”