Aktualitet

Brenda këtij muaji ulet mosha për vaksinimin: Dy kategoritë që futen në skemë

Brenda këtij muaji ulet mosha për vaksinimin: Dy kategoritë

Brenda këtij muaji, do të ulet fasha e moshës për t’u vaksinuar. Qeveria shqitpare dhe ministria e Shëndetësisë po negociojnë për një tjetër sasi vaksinash anti-Covid të cilat pritet të shtojnë ritmin e procesit dhe tek ulja e fashës së moshës, nën 60 vjeç.

Mësohet se paralelisht me uljen e fashës së moshës do të vaksinohen edhe punonjës të shërbimeve kritike. Me vaksinimin e punonjësve të fasonerive, pritet që brenda këtij muaji të nisë vaksinimi për punonjësit që kanë kontakte më të shumta me njerëzit, dhe në terren si punonjësit e OSHEE dhe të transportit publik.

Deri më tani, sipas shifrave të ministrisë kanë mbërritur rreth 760 mijë doza vaksinash nga kompanitë Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Ndërkaq, procesi i vaksinimit po vijon për persona e moshës mbi 60 vjeç, të sëmurët kronikë, punonjësit operatorë turistikë dhe të fasonerive.

Dozën e dytë të vaksinës po e marrin punonjësit e policisë, gazetarët e terrenit, operatorët në terren dhe persona mbi 60 vjeoperatorët në terren dhe persona mbi 60 vjeç.

Nga fillimi i fushatës deri ditën e djeshme sipas ministrisë së Shëdetësisë janë vaksinuar 632.675 persona.

Brenda këtij muaji ulet mosha për vaksinimin: Dy kategoritë

*Tiranapost.al.