Aktualitet

 Brenda javës, hiqen kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Kosovën

 Brenda javës, hiqen kontrollet në të gjitha pikat kufitare

Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin në pikën e kalimit të kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës të Qaf Morinës.

Ndryshe nga regjimi i lehtësuar pa kontrolle që aplikohet në Morinë, në Qafë Morinë autoritetet kufitare vijojnë ende me procedurat e verifikimit.

Në lidhje me këtë problematikë, ministri i Brendshëm i Kosovës ka thënë se brenda kësaj jave edhe pikat e tjera të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë me regjim të lehtësuar pa kontrolle.

Ndërkohë edhe banorët e gjithë zonës kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që është rreth 30 kilometra do të lejohen të kalojnë lehtësisht në territoret e dy vendeve duke shmangur procedurat e kontrollit kufitar.