Aktualitet

Përfaqësuesi i PD nxjerr certifikatën e një pacienti me Covid që ka humbur jetën. Brataj: Mos bëj kështu gabimesh, do përfundosh në prokurori

Përfaqësuesi i PD nxjerr certifikatën e një pacienti me

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike dhe kreut të saj Lulzim Basha se po fshihet numri i viktimave nga Covid-19.

I ftuar në “Open” Brataj u shpreh opozita nuk duhet të mbushë me gënjeshtra popullin, ndërkohë që shtoi se numri i të vdekurve nuk mund të fshihet.

Gjatë emisionit Brataj po ashtu pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, pasi ky i fundit solli në studio çertifikatën e një pacienti, ku siç ai u shpreh ka vdekur nga Covid dhe nuk është raportuar.

Koduzi tha se pacienti kishte ndërruar jetë më 16.11. 2020 dhe nuk ishte raportuar në asnjë nga raportimet e përditshme të Ministrisë.

Ndërkohë Brataj u përgjigj duke thënë: “Mos bëj gabim se do përfundosh në prokurori”.

“Ta ka dhënë mjeku ty, po lëri ato…mos bëj kështu gabimesh. Posi ngelët duke ndjekur njerëzit ju… Na lini ore të bëjmë punën. Nxirre autorizimin që ta ka dhënë familjari”, shtoi Brataj.