Aktualitet

Borë në Dardhë/ ARRSH njofton shoferët të kenë kujdes teksa lëvizin me makinë

Borë në Dardhë/ ARRSH njofton shoferët të kenë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar shoferët se Dardha është një nga zonat që duhet patur shumë kujdes teksa udhëtoni me makinë dhe mjete të tjera për shkak të reshjeve të dëborës që kanë shkaktuar lagështi.

Në njoftim theksohet se mjetet e pastrimit po bëjnë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi deri tani po bëhet pa probleme.

Njoftimi i ARRSH:

Borë në Dardhë

Mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi kryhet pa probleme.
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Tiranapost.al