Aktualitet

Bora ua lë vendin ngricave, por akset nacionale janë të kalueshme

Bora ua lë vendin ngricave, por akset nacionale janë të kalueshme

Pas disa orëve me reshje shiu dhe dëbore sidomos në skajet veriore dhe jugore të Shqipërisë, kanë nisur ngricat. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës është shpërndarë kripë në akset nacionale duke i bërë të kalueshme.

Bora ua lë vendin ngricave, por akset nacionale janë të kalueshme

“Reshjet kanë pushuar. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, njofton ARRSH.

Bora, por edhe gurët dhe inertet që rrëzoheshin prej reshjeve vështirësuan qarkullim në disa zona të veriut dhe të jugut të vendit dy ditët e fundit.