Aktualitet

Bora arrin 40 cm në Dibër, bllokohet rruga e Arbrit

Bora arrin 40 cm në Dibër, bllokohet rruga e Arbrit

Zona juglindore dhe verilindore e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, të cilat kanë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Mediat raportojnë se në Dibër reshjet e Dëborës kanë arritur trashësinë 40 cm, si pasojë kjo ka sjellë edhe bllokimin e rrugës së Arbrit në Qafën e Murrizës, e cila u inagurua dje nga kryeministri Edi Rama.

Neës 24 raporton se makinat po kalojnë në rrugën e vjetër.

Drejtori e policisë në Dibër me anë të një njoftimi në Facebook ka treguar se këto akse rrugore në Dibër duhet të qarkullohet vetëm me zinxhirë.

“Për shkak të reshjeve të dëborës janë krijuar ngrica dhe vështirësi në rrugë, ku si pasojë qarkullohet vetëm me zinxhirë në akset rrugore Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë ; Bulqizë-Klos; Klos-Qafë Murrizë”, njofton policia.

Tiranapost.al