Aktualitet

Bonus 5 mijë lekë për pensionistët për fundvit

Bonus 5 mijë lekë për pensionistët për fundvit
Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë bonus për fundvit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë. Bonusi do të fillojë të shpërndahet duke filluar nga nesër.

"Lëvrimi i bonusit të fundivitet 695 mijë pensionistë prej 5 mijë lekësh të reja. Edhe pse kemi pasur vështirësi që dihen për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët por edhe për të tjerë. Kemi pasur një dialog intensiv do akordojmë edhe plus 6000 lekë të tjerë për ata që marrin pension invaliditeti, që shkojnë në 11000 mijë lekë të vjetra si kompensim i nevojshëm dhe i merituar bazuar edhe në rezultatet e dialogu që kemi zhvilluar. Do mbështesim 64 mijë familje me ndihmë ekonomike. Mbeten në vëmendje për t'u mbështetur edhe me bosin e fundvitit", ka thënë Rama.