Aktualitet

Bllokimi i punës në Rinas, TIA njofton për dy fluturime të prekura

Bllokimi i punës në Rinas, TIA njofton për dy fluturime të

Punonjësit e Aeroportit Nënë Tereza kanë ndërprerë punën për shkak të mungesës së stafit. Protesta ka zgjatur nga ora 09:23 deri në orën 09:55 të mëngjesit. Si pasojë janë prekur dy fluturime. Një avion që duhej të ulej rreth kësaj fashe orare, është kthyer sërish në destinacionin nisës, në Athinë.

Puna ka rifilluar pak minuta më parë.

NJOFTIMI NGA TIA

Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror. Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.

Tirana International Airport