Aktualitet

Blerina Gjylameti: Kemi patur probleme të mbartura me kurrikulën! Kanë sjellë përplasje me atë që kërkon tregu

Blerina Gjylameti: Kemi patur probleme të mbartura me kurrikulën!

Deputeja Blerina Gjylameti në një intervistë për Euronews ka thënë se problemi i arsimit qëndron tek kurrikulat që janë ofruar nga qeverisja e shkuar që bien ndesh me atë që kërkon tregu i punës. Sipas saj për këtë arsye është ndërhyrë me ligjin e arsimit në 2014, për të mbyllur universitetet që ishin hapur nga qeveri e shkuar që prodhonin diploma me vlerën e një fotokopje.

Deklarata:

Është e vërtetë që ka një problem ndërmjet kurrikulave dhe në atë që tregu kërkon, ose me atë që universitetet ofrojnë me atë që tregu kërkon dhe prandaj është ndërhyrë që në vitin 2014 me ligjin e arsimit të lartë, pikërisht për të mbyllur ato universitete që ishin hapur nga qeverisja më parë me vlerën e prodhimit të një fotokopje, pra një diplomë nuk kishte vlerë më shumë se sa një fotokopje.

Dhe ndërkohë dilje në tregun e punë dhe shikoje që ishe një nga vendet me normën më të lartë të ekonomisë, për frymë në të gjithë botën,që do të thotë tërësisht një politike e gabuar, që u ndrryshua me ligjin e arsimit të lartë në mënyrë të tillë që të adresonin këtë problematikë.

Tiranapost.al.Z.B