Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi betohen para Metës, nga sot marrin detyrën në dy ministritë

Bledi Çuçi në postin e ministrit të Brendshëm dhe Milva Ekonomi në drejtiin e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural janë betuar sot në Presidencë pas emërimit në postet e reja.


Ceremonia në ambientet e presidencës zgjati disa minuta. Presidenti Meta nuk hezitoi të dekretonte një ditë më parë Çuçin dhe Ekonomin.


Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm më 10 dhjetor, pas protestave të shkaktuara pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, ngjarje që u shoqërua me një varg protestash në disa qytete të vendit.
Lexo më poshtë dy profilet e ministrave:
Bledi Çuçi ka qenë ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që prej janarit 2019. Ai ka lindur në Tiranë, më 14 nëntor 1970. Ai ka një djalë, Endi Çuçi. Ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1998, studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë. Prej shtatorit të vitit 2013 e deri në mars 2017, z. Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, një nga reformat më të suksesshme të mandatit të parë të qeverisë Rama. Prej tetorit të vitit 2016, Çuçi është i deleguari politik i PS për qarkun Gjirokastër; prej janarit 2018 shërben si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe anëtar i Kryesisë së PS, ndërsa në korrik 2018, u zgjodh anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, duke kryesuar listën e anëtarëve të Kuvendit që përfaqësojnë qarkun Gjirokastër për PS.
Milva Ekonomi ka lindur më 3 dhjetor 1962. E diplomuar për Financё Kontabilitet në Universitetin "Aleksandёr Xhuvani" në Elbasan. Në 2016-ën ajo mori postin e ministres së Ekonomisë. Para se të merre drejtimin e këtij dikasteri, Ikonomi ishte zv. ministre e Shëndetësisë. Ajo njihet edhe për drejtimin prej 10 vitesh të Institutit të Statistikave.
*Tiranapost.al.