Aktualitet

Bill Gates thotë që 'faza akute' e pandemisë së Covid do të mbarojë në vitin 2022

Bill Gates thotë që 'faza akute' e pandemisë së

Viti 2021 nuk solli aq shumë përmirësim në pandemi sa Bill Gates kishte shpresuar.

Në një postim përmbledhës për vitin 2021 në blogun e tij Gates tha që edhe pse numri i vekjeve nga COVID-19 ka qenë më i lartë këtë vit, pavarësisht variantit Delta dhe sfidave me marrjen e vaksinës, përparimi ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Unë e nënvlerësova se sa e vështirë do të ishte të bindja njerëzit të merrnin vaksinën dhe të vazhdonin të përdornin maska,” tha personi i katërt më i pasur në botë me vlerë 135 miliardë dollarë.

Por gjithsesi bashkëthemeluesi i Microsoft është optimist për vitin 2022 "Unë mendoj se faza akute e pandemisë do të mbyllet diku në vitin 2022," u shpreh ai.

Parashikimi i tij vjen pasi bota merret me një variant të ri dhe në SHBA rastet po i afrohen 50 milionëve.

"Nuk ka dyshim se varianti Omicron është shqetësues, por ja çfarë dimë: bota është më e përgatitur për të trajtuar variantet potencialisht të këqija se në çdo pikë tjetër të pandemisë deri më tani. Komunitetet do të shohin ende shpërthime të herëpashershme, por ilaçe të reja do të jenë të disponueshme që mund të kujdesen për shumicën e rasteve dhe spitalet do të jenë në gjendje të trajtojnë pjesën tjetër." tha Gates.

Sipas Gates aktualisht Covid është afërsisht 10 herë më vdekjeprurës se gripi, por vaksinat dhe antiviralët mund ta zvogëlojnë ndikimin e tij me 50 për qind.