Bie zjarr në garazhin e një pallati tek Komuna e Parisit, evakuohen banorët

E Shtunë 25 Janar 2025, 19:17
TiranaPost
Një zjarr ka shpërthyer në garazhin e një pallati 8-katësh në Komunën e Parisit, në rrugën Medar Shtylla, pasditen e sotme.
Banorët e pallatit janë evakuuar.
Në pamjet e siguruara nga Tiranapost shfaqen forcat zjarrfikëse duke tentuar të shuajnë flakët që kanë përfshirë garazhin.
Grupi hetimor është duke punuar për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.